Sa është i zhvilluar taekwondo në Kosovë? - Bota Sot
Sa është i zhvilluar taekwondo në Kosovë?

Xhudo

E premte, 19 tetor 2018

Sa është i zhvilluar taekwondo në Kosovë?

Më: 28 janar 2018 Në ora: 13:52
Sporti i Taekwondos

Sporti i Taekwondos nuk është edhe aq i njohur në Kosovë. Por, ky sport atraktiv, i cili kohë më parë është bërë pjesë e Federatës Ndërkombëtare te Taekwondos, ka nisur te masivizohet edhe në vendin tonë.

Edhe në këtë sport sikurse në gjitha sportet tjera në vendin tonë, nuk mungojnë talentët, por edhe kushtet jo të mira, sidomos mungesa financiare po e pengon zhvillimin e këtij sporti.

Kryetari i Federatës së Taekwondos së Kosovës (FTK), Nuhi Gashi i ka thënë Kp se ky është sport është i ri në Kosovë, por sipas tij, është duke u punuar në maksimum që të masivizohet ky sport fisnik. Ai e pranon se mungesa mjeteve financier po ndikon në zhvillimin e taekwondos, edhe pse Gashi thotë se po punohet maksimalisht në ngritjen e këtij sporti.

Nuhi Gashi: Po punohet maksimalisht nw ngritjen e taekwondos, na duhen kushte më të mira

“Siç tha profesori Li, taekwondo është sporti i ri në Kosovë. Ne jemi duke u munduar në maksimum me Ministrinë e Kulturës dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, gjithashtu edhe me Federatën Evropiane botërore që të zhvillojmë programe të ndryshme, aktivitete të ndryshme, dhe në këtë mënyrë të bëjmë masivizimin e sportit te taekwondos. Kushtet për zhvillimin e këtij sporti janë shumë të vogla, siç dihet tek ne sporti është duke stagnuar, mirëpo, klubet, trajnerët secili nëpër klubet e tyre lirisht mund të them se janë duke u munduar të mbijetojnë për shkak të mungesës financiare nga shteti, por megjithatë ne nuk do të ndalemi dhe do të mundohemi që të japim maksimumin tonë për ta zhvilluar taekwondo”, ka thënë Nuha.

Edhe Vlora Hajrizi, trajnerë e licencuar, e pranon se kushtet në vendin tonë për zhvillimin e taekwondos nuk janë të mira, por ajo shpreson se në të ardhmen të krijohen kushte më të mira në mënyrë që talentët e këtij sporti të arrin objektivat e tyre.

Hajrizi: Nuk mungojnë talentët, por kushtet nuk janë të mira

“Kushtet te ne në Kosovë nuk janë edhe aq të mëdha pra për taekwondo, presim që në të ardhmen te kemi kushte më të mira pasi që taekwondo është sport olimpik. Talentë mendoj se ka vetëm na duhet më shumë (kushte), sepse në shumë raste nëse dojmë më shumë patjetër duhet të kemi edhe kushte më të mira”, theksoi ajo.

Muhamet Saqipi, një tjetër trajnerë i taekwondos, mendon se ky sport është duke u rritur, sepse sipas tij, interesimi për taekwondo është shumë i madh. Edhe Saqipi kërkon kushte më të mira për punë.

Saqipi: Taekwondo dita e ditës po rritet

“Ku sport dita e ditës po vjen duke u rritur, interesimi është jashtëzakonisht i madh. Sa i përket kushteve mirë, por shpresoj se do të bëhen edhe më mirë. Talenta kemi dhe vetëm punë duhet”, ka pohuar Saqipi.

Ai është i bindur se me pak kushte më të mira,nga sporti i taekwondos do të dalin sportistë që mund të prekin majat e evropës dhe botës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test