Edhe një bombë sukses i xhudos - Bota Sot
Edhe një bombë sukses i xhudos

Xhudo

E hënë, 22 tetor 2018

Edhe një bombë sukses i xhudos

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:31
Erza Muminoviqi e Fatos Tabaku

Xhudoja vazhdon me suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. Edhe një sukses i jashtëzakonshëm i vashave të kombëtares së Kosovës. “Përderisa Parisi po frymon shqip me medaljet e fituara nga Akili e Disi edhe Erza Muminoviqi, edhe ekipi ynë në Kupën Evropiane për kadet po prezantohen me sukses!

Erza e argjendtë, medalja e parë zyrtare për Erzen, asistent trajner Fatosi në krye të detyrës në Follonica të Italisë!

Medaljeve në Paris Erza i dha shije edhe ma të ëmbël. Gjeneratat e reja po dëshmojnë që xhudo ka të ardhme të ndritur!

Erza me këtë medalje shënon pikë të rëndësishme drejt kualifikimit për Lojërat Olimpike për të rinj që mbahen në Buenos Aires sivjet!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test