Xhudistja Loriana Kuka në finale u ndesh me ukrainasen Anastasiya Turchyn dhe triumfoi në garën Grand Prix në Antalia të Turqisë.
Luftë e fortë, por Loriana u tregua e kujdesshme në çdo çast dhe nuk ka lejuar rivalen që të marr përparësi të madhe.
Në sekondën e fundit, Loriana me teknikën e përsosur të saj, la të shtangur rivalen, duke e mundur. Loriana e artë!
Kjo është medalja e katërt për kombëtaren e Kosovës, pas të artave të Nora Gjakovës (-57 kg), Distria Krasniqi (-52 kg) dhe të argjendtën Fjolla Kelmebndi (-48 kg).
* * * *
Loriana Kuka nuk ka të ndalur, kësaj here ajo arriti të kualifikohet ne finale .
Kuka kësaj here mposhti rusen Nikiforova për të kaluar ne finale.
Në finale do të takohet me fituesin e takimit në mes të ukrainases Turchyn dhe ruses Gimaletdinova.