Zeka mahniti Evropën, Kuka kritikë për disa! - Bota Sot
Zeka mahniti Evropën, Kuka kritikë për disa!

Xhudo

Zeka mahniti Evropën, Kuka kritikë për disa!

Nga: K. Goca Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:42
Zeka mahniti Evropën, Kuka kritikë për disa!

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Shpat Zeka (-100 kg), shkëlqeu në Kampionatin Evropian U-21. Ai fitoi medaljen e argjendtë, duke befasuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj ngjarje të madhe. Ai bëri luftëra të mëdha dhe me pak fat do të përqafonte medaljen e artë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, shprehet kritikë për disa televizione. “Podiumi në Kampionatin Evropian U21! “Shpat Zeka i argjendtë, medalje me shkëlqim të artë fundjavën që shkoj.

Shpesh po më duhet të luaj rolin e gazetarit edhe pse pa dëshirën time por po ju informoj që është medalja e parë në këtë grup-moshë për meshkuj për Kosovën!

Mbrëmë në televizionet tona kishte pak e në disa aspak informacion për medaljen e fituar besa edhe disa media tjera injoruan lajmin, e pabesueshme!

Kosova ka nevojë për lajme pozitive kur Sporti po i sjell e jo të vrapohet vetëm pas lajmeve negative”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...