Nora Gjakova humbet në çerkefinale - Bota Sot
Nora Gjakova humbet në çerkefinale

Xhudo

Nora Gjakova humbet në çerkefinale

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:05
Nora Gjakova

(E plotësuar) - Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Pas dy fitoreve të para ndaj marokenës, Soumiya Iraoui dhe dhe francezës Gneto, Nora Gjakova është eliminuar nga kampionati botëror.

Xhudistja kosovare ka humbur në çerekfinale nga kanadezja, Deguchi.

Tashmë xhudisti i vetëm kosovar në këtë kampionat botër është Akil Gjakova, i cili do të ndeshet pas pak me hungarezin, Ungvari.

Botërori i Bakusë do të ketë domethënie të dyfishtë për garuesit kosovarë. Krahas peshës së medaljes, një sukses eventual do t’u sillte atyre edhe pikë për olimpike.

Nora Gjakova s’ka të ndalur, kualifikohet në qerekfinale

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit.

Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë.

Pas fitores ndaj marokenës, Soumiya Iraoui, në raundin e dytë, Nora Gjakova ka fituar sërish.

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë edhe duelin ndaj francezës, Gneto për të kaluar në raundin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test