Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka uruar me rastin e fitimit të medaljeve nga tri xhudistet tona në Grand Slamin Abu Dhabi 2018.
Ja postimi i plotë i Kujtim Gashit.
Në Abu Dabi, Tri medalje një e artë e dy të argjendta!
Majlinda, pas një kohe të gjatë rikthehet fuqishëm dhe fitoi medalje të argjendtë [????] përkundër që u lëndua rëndë gjatë ballafaqimit.
Nora ishte fantastike dhe fitoi të artën
Distria, po ashtu me paraqitje të mrekullueshme fitoi medalje të argjendtë!
Nora 1000 Pikë kurse Majlinda e Distria nga 700 Pikë Olimpike!
Përgëzime trajnerit Driton Toni Kuka
Urime Kosovë
Në këtë organizim, Majlinda Kelmendi u lëndua në finale dhe u mjaftua me medaljen e argjendtë, medalje kjo të cilën e fitoi edhe Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova doli triumfuese duke fituar medaljen e artë.