Gashi takoi xhudistet pas suksesit në Abu Dabi, rikonfirmon mbështetjen e MKRS-së - Bota Sot
Gashi takoi xhudistet pas suksesit në Abu Dabi, rikonfirmon mbështetjen e MKRS-së

Xhudo

E shtunë, 17 nëntor 2018

Gashi takoi xhudistet pas suksesit në Abu Dabi, rikonfirmon mbështetjen e MKRS-së

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:10
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim xhudistet Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi, si dhe trajnerin Driton Kuka, njëherësh përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, të cilëve iu ka thënë se MKRS-ja do ta mbështesë edhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë.

Ministri Gashi i ka uruar xhudistet dhe trajnerin Kuka për prezantimin e suksesshëm të xhudos së Kosovës në Grand Slam-in, i cili u mbajt në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe nga 27 deri 29 tetor.

Ministri u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën dhe suksesin e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare por edhe po e promovojnë dhe forcojnë edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gashi theksoi se MKRS-ja do ta mbështesë edhe më tutje dhe më fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë, tashmë pas cilësisë dhe talenteve që kemi në këtë sport duke e krijuar një traditë të rëndësishme.

Xhudistet e trajneri Kuka e falënderuan ministrin për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar që ta përkrahë sportin e xhudos në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test