Shkëlqimi i shqiptares në Kinë, rrëzoi rusen, gjunjëzoi japonezen

Xhudo

Shkëlqimi i shqiptares në Kinë, rrëzoi rusen, gjunjëzoi japonezen

Nga: Kemajl Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Shkëlqimi i shqiptares në Kinë, rrëzoi rusen, gjunjëzoi japonezen

Xhudisja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), si luaneshë, shkëlqen në garën Guangzhou Masters në Kinë. Shqiptarja të gjitha luftërat i përfundoi para kohe dhe madje e deklasoi edhe rusen. Ajo në rrethin e parë i dha leksion garueses nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang, pastaj në çerekfinale e shkatërroi rusen Irina Dolgova dhe në gjysmëfinale ka qenë më e mirë se sllovenia Marusa Stangar. Distria në finale shfaqi formë të jashtëzakonshme dhe e mposhti japonezen Ami Kondo. Distria fiton medaljen e artë dhe pikë të reja olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat