Planet e Juventusit

Zgjedhjet 2013

Planet e Juventusit

Më: 10 maj 2016 Në ora: 10:40

Nga Pjaniç te Montolivo për të vazhduar me Kovaçiç e Ibrahimoviç. Drejtori i përgjithshëm i Juventusit Beppe Marotta në një intervistë zbuloi disa detaje mbi afatin kalimtar të ardhshme ndërkohë që preku edhe një sërë temash të tjera. Në ditët e fundit është folur për një interesim të mundshëm të Juventusit për mefushorin boshnjak të Romës, Miralem Pjaniç, por sipas Marottës asgjë nuk është e vërtetë. Drejtuesi bardhezi u shpreh se Pjanic është një lojtar i klubit kryeqytetas dhe kampionët e Italisë në asnjë moment nuk kanë hyrë në bisedime me të.

Edhe Ricardo Montolivo po përflitet si përforcim i Juventusit për sezonin e ardhshëm, por Marotta i siguroi të gjithë se mes kapitenit të Milanit dhe Zonjës së Vjetër nuk ka patur asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe. I pyetur nga gazetarët për një afrim të mundshëm të Mateo Kovaçiç te kampionët e Italisë, drejtori i përgjithshëm i Juventusit bëri të ditur se objektivi primar i klubit bardhezi është të ruajë grupin aktual të futbollistëve, dhe vetëm nëse largohet ndonjë lojtar me peshë do të ketë afrime të rëndësishme. Pë rsa i përket Zlatan Ibrahimoviç e ardhmja e të cilit së fundmi është lidhur shpesh me skuadra të tilla si Milani, Napoli e Interi, Marotta nënvizoi se Seria A, ka nevojë për kampionë të mëdhenj si Ibra, për tu shndërruar në një kampionat akoma edhe më të fortë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat