Shqipëria më e mirë se Andorra

Zgjedhjet 2013

Shqipëria më e mirë se Andorra

Më: 13 maj 2016 Në ora: 19:15

Shqipëria U-17, ka mundur Andorrën 1:0 në ndeshjen e saj të parë në turneun ndërkombëtar “UEFA Development Tournament 2016”, i cili do të zhvillohet në 12-17 Maj 2016,në San Marino. Në këtë turne marrin pjesë, Shqipëria, San Marino, Maqedonia dhe Andorra. SKuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, ka luajtur mirë duke patur diferencë me kundërshtarët. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 32 të ndeshjes nga ana e Halilit. Ai ka shfrytëzuar mjaft mirë një goditje dënimi nga një distancë prej 23 metrash duke e çuar topin në trekëndësh. Pasnesër kombëtarja U-17 do të luajë kundër vendasve të San Marinos në orën 16.00 në Stadio di Montecchio, ndeshjen e dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat