Hysaj asiston, Napoli direkt në Champions League

Zgjedhjet 2013

Hysaj asiston, Napoli direkt në Champions League

Nga: K.Goca Më: 15 maj 2016 Në ora: 13:08

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, asistoi në fitoren bindëse të skuadrës së Napolit me rezultat 4:0 kundër Frosinones. Hysaj dëshmoi angazhim të pashoq dhe asistoi në golin e tretë kur realizoi Gonzalo Higuain në minutën e 62-të. Higuain e kishte mbrëmjen e tij i cili realizoi het-trik (52’, 62’ e 71’), ndërsa golin e parë e shënoi Hamsik (44’). Hysaj luajti tërë takimin, ndërsa Napoli përfundoi në vend të dytë me 82 pikë, dy më shumë se Roma një pozitë më poshtë. Arlind Ajeti nuk luajti asnjë minutë për Frosinonen e cila renditet në vend të 19-të me 31 pikë dhe largohet nga Serie A.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat