Gazetarët sportivë, probleme me viza

Zgjedhjet 2013

Gazetarët sportivë, probleme me viza

Më: 19 maj 2016 Në ora: 15:48

Gazetarëve sportivë iu ka dalë problem me viza. Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës kishte planifikuar t’ua mundësojë 20 gazetarëve shkuarjen në Gjermani, për ta ndjekur ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faro.

Por, SHGSK ka hasur në probleme me Ambasadën Gjermane të Kosovës, e cila e ka kufizuar Shoqatën me vetëm 5 gazetarë.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e Shoqatës.

“Të nderuar, Siq ju kemi paralajmruar, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka nisur projektin e saj për të dërguar 20 gazetarë sportiv për të përcjellur ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Ishujve Faroe në Gjermani. Ditë më parë presidenti i SHGSK-së, Arlind Grantolli ka mbajtur një takim me Ambasadorën e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets për të lehtësuar proceduart e marrjes së vizave për gazetarët që do të udhëtojnë në Frankfurt.

Ndërkohë, sot ka arritur njoftimi në emailin zyrtar të SHGSK-së që përshkak të kohës së limituar dhe pamundësisë për të rezervuar termin është caktuar vetëm një numër prej 5 gazetarëve që mund të aplikojnë për vizë. Për ne kjo ishte e papranueshme dhe kemi reaguar menjëherë. Shpresojmë që numri të rritet për të paktën 10.

Megjithatë meqë koha është e limituar, Bordi i SHGSK-së kërkon nga çdo redaksi e sportit, të dërgojnë emrin e një gazetari që ka viza valide, më së largu deri të shtunën më 21 Maj, meqë emrat duhet të dorëzohen të hënën në mëngjes. Të bashkëngjitur me këtë shkresë mund të gjeni edhe përgjigjen zyrtare të Ambasadës Gjermane poashtu edhe ftesën që ka bërë organizatori i ndeshjes në drejtim të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës për të ndjekur ndeshjen miqësore nga vendi i ngjarjes.

Ju kujtojmë që SHGSK-ja do të mundësoj pa pagesë, udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin gjatë qëndrimit në Gjermani. Për çfardo informacioni shtesë do të njoftoheni me kohë. Me respekt, Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, Prishtinë, 19 Maj 2016”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat