Pse Vetëvendosja duhet të jetë pjesë e koalicionit qeveritarë?!

Zgjedhjet 2014

Pse Vetëvendosja duhet të jetë pjesë e koalicionit qeveritarë?!

Nga: Mimozë Lakna Më: 7 gusht 2014 Në ora: 11:43

Vetëm një marrëveshje ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma për Kosovën me Lëvizjen Vetëvendosje do të mund ta shfuqizonte ndikimin e Listës serbe në Qeverinë e Kosovës.

Kështu vlerëson analisti Nehat Hyseni i cili thotë se ndikimi i Listës serbe në koalicionin e ardhshëm qeveritar do të varet në rend të parë prej asaj se a do të mund të krijohet shumica parlamentare pa serbët.

“Por, siç janë duke shkuar punët deri më tani kur Koalicionit pas zgjedhor LDK-AAK-Nisma që numëron 47 deputetë, i nevojiten edhe votat e Lëvizjes VV, që numëron gjithsej 16 deputetë, për të krijuar shumicën parlamentare nga 63 deputetët shqiptarë dhe vetëm në këtë rast do të zvogëlohej varshmëria dhe ndikimi i politik bërjes së Qeverisë kosovare nga deputetët e Listës serbe”,vlerëson analisti Hyseni.

Mirëpo sipas tij marrëveshja ndërmejt bllokut dhe Lëvizjes Vetëvendosje po bëhet gati e pamundur andaj edhe është prezent ndikimi i deputetëve serb në qeverinë e re.

“ Por, meqë marrëveshja me VV duket fare e largët madje e pamundur, ashtu si edhe ndonjë marrëveshje eventuale me PDK-në ekziston rreziku real që formimi dhe funksionimi i Qeverisë së re të varet nga votat serbe. Poqese nuk arrihet ndonjë marrëveshje kompromisi në ditët në vijim midis Koalicionit pas zgjedhor dhe Lëvizjes VV, atëherë do fuqizohej rëndësia dhe ndikimi i deputetëve serbë në Qeverinë e re, ashtu si edhe në Qeverinë në largim të udhëhequr nga Hashim Thaçi”,përfundon Hyseni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat