Blloku LDK-AAK-Nisma pranon parimet e VV

Zgjedhjet 2014

Blloku LDK-AAK-Nisma pranon parimet e VV

Më: 7 gusht 2014 Në ora: 22:07

Maratona e bisedimeve ndërmjet tri partive të koalicionit LDK,AAK Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje, po i vjen fundit.

Kërkesat e lëvizjes së Albin Kurtit, apo parimet e qeverisjes ashtu si i quen Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosoves, e që asht njani prej njerëzve kryesor të koalicionit për me i vazhdue bisedimet me drejtuesit e Vetëvendosjes, janë të pranueshme për partitë e koalicionit dhe mbas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pritet të zyrtarizohet koalicioni i përbamë prej 63 deputetëve shqiptarë.

Shala po ashtu tha se bisedimet kanë me fillue menjiherë mbas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, që ka me u marrë deri më 18 Shtator, transmeton publiku.net

Dardan Molliqaj, sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thanë se ky lajm asht i mirë dhe VV asht e gatshme me 'lëshue pe' në disa kushte, sidomos në bisedimet me Serbinë ku nuk kanë me kerkue ata me qenë vendimmarrësit, por vetëm prijës të bisedimeve.

Edhe Molliqaj pret që fill mbas vendimit të Gjykates Kushtetuese, të takohen dhe ta nënshkruejë marrëveshjen për koalicion të përbashkët qeverisës.

Simbas Fisnik Korenicës nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike, kërkesa nga ndërkombëtarët për të tre liderët e koalicionit që Vetëvendosja mos me qenë prijëse e bisedimeve dhe ankesa e deputetëve të Partisë Demokratike, në Gjykatën Kushtetuese, asht zvarritë kaqë gjatë deri te nënshkrimi i koalicionit opozitar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Takimi i fundit i bisedimeve ndërmjet partive të koalicionit dhe Vetëvendosjes asht mbajtë me 16 Korrik, ku ishte arritë konsenzus në të gjitha pikat nga grupi punues prej katër antarësh të secilës parti.

Mirepo, me 17 Korrik, në ditën e parë konstituive të legjislaturës së pestë, marreveshja nuk u nënshkrue nga liderët të cilët në fund refuzuen që Vetëvendosje me i drejtue bisedimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat