Mbyllet Qeveria

Zgjedhjet 2014

Mbyllet Qeveria

Më: 8 gusht 2014 Në ora: 10:33

Qeverisa ‘Thaçi 2’, ka vendosur të përfundoi mandatin e saj pa emëruar një zëdhënës për media. Gjatë katër viteve, kryeministri Thaçi nuk ia besoj këtë detyrë askujt, me përjashtim të disa rasteve kur në emër të Qeverisë fliste, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili tash thotë se është në pushim.

Mediat patë probleme gjatë gjithë mandatit të kësaj Qeverie, pasiqë nuk kishin një adrës se ku të drejtoheshin për çështje të ndryshme. Megjithatë problemi i tyre është rritur që nga shpërbërja e Kuvendit të Kosovës sepse tanimë të heshtur duken edhe ministrat në detyrë.

Kurse, i vetmi që fliste më së shpeshti, Hajredin Kuçi, thotë se është në pushim deri me datë 15 gusht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat