Arifaj: Thaçit pushim të këndshëm e Haradinajt t’ia lëjmë veç edhe 100 ditë

Zgjedhjet 2014

Arifaj: Thaçit pushim të këndshëm e Haradinajt t’ia lëjmë veç edhe 100 ditë

Më: 10 gusht 2014 Në ora: 13:29

Në kohën kur të gjithë liderët e vendit janë të heshtur në pritje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i ‘Partisë së Fortë’, Visar Arifaj, ka dal me qëndrimin e vet dhe të partisë së tij, rreth asaj se si duhet të ecin gjërat në të ardhmen.
Nga personazhi i tij si Kryetari Legjendar i subjektit politik ‘Partia e Fortë’, i ftuar tek TV ‘Dukagjini’ në Pejë, Arifaj, ka dhënë ‘zgjidhjen’ siç ka thënë për të dalur nga ngërçi politik që ka kapluar institucionet e vendit. Pas gjendjes së re të krijuar pas 8 Qershorit, Arifaj ka thënë se do t’i uronte dhe dëshironte kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçit një pushim të këndshëm dhe sa më të gjatë që është e mundur nga Qeveria, ndera të nominuarit për Kryeministër nga blloku opozitar, Ramush Haradinajt vetëm edhe 100 ditë të tjera pune si kryeministër, siç ka thënë Arifaj, meqë Haradinaj ka pasur në jetën e tij deri tash veç 100 ditë në qeveri dhe ‘Partia e Fortë’ ia dëshiron vetëm edhe 100 të tjera.
‘Për ta zgjidhur ngërçin politik, Thaçit ne i urojmë një pushim të këndshëm dhe sa më të gjatë që është e mundur nga Qeveria, ndërsa Haradinaj veç edhe 100 ditë tjera si kryeministër, pasiqë në të kaluarën i ka pasur veç 100 ditë. Pra ne ia dëshirojmë edhe 100 të tjera dhe mjaft”, ka thënë ai.
Në këtë emision Arifaj po ashtu ka ftuar popullatën që të mos i hidhërohen as Albin Kurtit i cili sipas tij po ndërron qëndrimet politike.
‘Edhe Albini është politikan e kur të tjerët po i ndërrojnë fjalët populli nuk po çuditet, kështuqë edhe tash kur Albini i ka ndërru fjalët, populli duhet ta mirëkuptojë se edhe ai është politikan si këta’ – ka thënë Arifaj në TV ‘Dukagjini’.
Nga personazhi i tij i njohur si kryetari legjendar Arifaj ka komentuar edhe pozitat e Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit.
‘Isa nuk e di pse po ka dëshirë me qenë Kryetar i Kuvendit, dorën në zemër nuk e gëzon atë sharmin e Jakupit për at vend, kështuqë ne e kishim lënë Jakupin prapë Kryetar por vetëm Kryetar Kuvendi, si Jakupit tjetër punë nuk i shkon. E ndërsa,Behgjet Pacolli tash po ndjehet mirë, sepse ne si Parti e Fortë besojmë se Behgjeti prej si i ka hy kësaj pune të politikës vetëm i ka ra pishman, kështuqë tash është rehat’ – është shprehur Arifaj.
Arifaj ka ftuar liderët që mos të ndjehen keq kurrë i ndërrojnë fjalët, qëndrimet dhe premtimet sepse kjo gjë sipas tij është edhe prej pikave të forta të programit të ‘Partisë së Fortë’.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat