Kush po e bllokon situatën politike në vend? (Video)

Zgjedhjet 2014

Kush po e bllokon situatën politike në vend? (Video)

Më: 14 gusht 2014 Në ora: 00:27

Partitë më të mëdha politike, ia hedhin fajin njëra-tjetrës për atë se kush e ka bllokuar situatën politike në vend.
Ato, përmes rrjetit social Facebook, kanë nisur kanë nisur një “luftë” virtuale. Fillimisht Adem Grabovci i PDK-së, i cili fajëson Bllokun LDK-AAK-Nisma, e pastaj kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që fajin ia hedh PDK-së.
Selatin Kllokoqi, nga Instituti Demokraci për Zhvillim, mendon se vendi ende nuk ashtë në një situatë të bllokadës politike, sepse këto janë vetëm afate ligjore dhe se kjo nuk do të zgjas shumë. Ai shprehet optimist se kjo situatë do të përfundojë në fillim të shtatorit.


KUSH PO E BLLOKON SITUATËN POLITIKE NË VEND by RrokumTelevision

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat