LAN: Qeveri gjithëpërfshirëse po, por pa PDK'në

Zgjedhjet 2014

LAN: Qeveri gjithëpërfshirëse po, por pa PDK'në

Më: 18 gusht 2014 Në ora: 10:43

(E plotësuar) Koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka bërë të ditur edhe një herë pas takimit të sotëm se PDK'ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.
I pari i Nismës Fatmir Limaj ka deklaruar se qeveri gjithëpërfshirëse do të ketë, por PDK'ja nuk do të jetë pjesë e saj.

Ndërkaq Haradinaj ka kursyer komentet duke thënë se realiteti po dihet, dhe nuk ka nevojë të komentojë në lidhje me deklaratat e PDK'së.

" I kemi kursyer komentet në lidhje me deklaratat e PDK'së sepse realiteti po shihet. Është e rëndësishme ta kemi parasysh se vendimi i LAN dhe subjekteve të tjera politike për "Jo Thaçi III" është serioz e ka në bazë ndryshimin që do të ndodhë në vend," ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur kushte të paraqitura zyrtarisht nga Lista Serbe.

"Ajo që kemi hetuar është interesimi i LS'së për të marrë pjesë në qeverisje. Mirëpo, asnjëherë nuk kanë paraqitur kushte zyrtarisht," ka thënë ai.

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj ka thënë se ka pasur ngecje në komunikim, por komunikimin do ta ripërtërinjë pas seancës së Kuvendit.

Limaj ka bërë të ditur edhe një herë se partia e tij nuk do të luaj nga qëndrimi i saj sa i përket koalicionit, pa marrë parasysh ofertat që mund ti vijnë nga PDK'ja.

Fillon takimi i Bllokut

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, posa kanë filluar takimin, ku përveç tjerash pritet të diskutojnë edhe për seancën e 21 gushtit, ku përfaqësuesi i tyre dhe i PDK-së do të ballafaqohen në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, kurse pas takimit ata pritet të flasin para mediave.

Në ora 13:00 takohen liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma

Liderët e Bllokut LDK-AAK-Nisma takohen sot në orën 13:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Takimi vjen dy tri ditë para përballjes së Bllokut me PDK’në në Gjyjatën Kushtetuese.

Ramush Haradinaj, i Nominuar i Bllokut për Kryeministër bashkë me Kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa dhe atë të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, do të takohen sot, në ora 13:00, në ambinetet e Kuvendit të Kosovës.
Për këtë takim ka njoftuar përmes një komunikata AAK, ndërsa takimi bëhet p ditur se do të mbahen në zyren e Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Takimi vjen dy tri ditë para përballjes së Bllokut me PDK’në në Gjyjatën Kushtetuese.
Mediet janë ftuar që të jenë të pranishme në mbulimin e kësaj takimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat