Edhe në opozitë PDK mund të mbetet e fortë

Zgjedhjet 2014

Edhe në opozitë PDK mund të mbetet e fortë

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 12:50

Nëse formohet një qeveri gjithëpërfshirëse por pa PDK-në atëherë, Partia Demokratike do të mbetet e vetme ne opozitë.

Mirëpo, analistët politik në vend vlerësojnë se pavarësisht që PDK mund të mbes e vetme, ajo ka treguar se është e aftë për të bërë opozitarizëm të fortë.

Analisti Albert Krasniqi i ka thënë transmetuesin publik se kjo parti edhe e vetme mund t`i bëjë ballë qeverisë që eventualisht mund të formohet nga koalicioni LDK, AAK dhe Nisma.

Pretendimeve se Kosova mund ta ketë një qeveri gjithëpërfshirëse duke e llogaritur edhe Partinë Demokratike të Kosovës, tashmë iu ka dhënë fund kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.

“Qeveri gjithëpërfshirëse po, por pa PDK-në”

Nëse arrihet të formohet qeveria nga blloku LDK, AAK dhe Nisma, duke e përfshirë edhe Vetëvendosjen, atëherë PDK mund të jetë e vetme në përballje me këto parti. Megjithatë, analistët vlerësojnë se PDK ka kapacitet që edhe e vetme të bëjë një opozitarizëm të fortë parlamentar.

Albert Krasniqi, analist në KIPRED, ka thënë se Partia Demokratike ka kapacitete që edhe e vetme t`iu del përballë partive që janë të përfshira në qeveri.

“Nëse e shikojmë nga e kaluara kur PDK ka qenë në opozitë ka treguar se është një opozitë shumë e fortë. Madje, edhe në statutin e PDK-së është e vetmja e cila parasheh edhe krijimin e qeverisë në hije ku krijon ministra dhe dikastere të cilat e përcjellin vazhdimisht punën e institucioneve shtetërore dhe në këtë mënyrë gjatë gjithë kohës i vënë në pah të gjitha ato lëshime dhe mangësi që bëhen nga qeveria”.

Megjithatë, Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme parlamentare. Dhe këtë sipas Albert Krasniqit mund ta bëjë PDK së bashku me Vetëvendosjen.

“Por nëse do të kemi një opozitë VV dhe PDK atëherë vaj halli për qeverisjen e ardhshme për shkak se këto dy parti mund të jenë shumë të forta në opozitë dhe qeveria e ardhshme dot `i ketë punët vështirë nga opozita”.

Ndryshe, Vetëvendosje i ka vënë disa kushte bllokut LDK, AAK, Nisma, që edhe ajo të jetë pjesë e qeverisë së re. Megjithatë, asnjëra nga palët nuk kanë arrit marrëveshje nëse do të pranohen ose jo kushtet e Vetëvendosjes, përderisa kjo e fundit thotë se pa plotësimin e kushteve ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat