Në zonën e Fukushimës do të mund të jetohet pas 20 vjetësh - Bota Sot
Në zonën e Fukushimës do të mund të jetohet pas 20 vjetësh

Bota

Në zonën e Fukushimës do të mund të jetohet pas 20 vjetësh

Më: 13 prill 2011 Në ora: 17:37

Rajoni rreth centralit të dëmtuar bërthamor të Fukushimës në verilindje të Japonisë do të jetë i përshtatshëm për jetë pas 10 apo 20 vjetësh, tha sot këshilltari në qeverinë e kryeministrit japonez, Naoto Kan.

"Për momentin atje nuk mund të jetohet. Kjo mund të zgjatë ndërmjet 10 dhe 20 vjet", ka thënë Keniçi Macumoto.

Ai tha fillimisht se e përcjell qëndrimin e kryeministrit Kan të shprehur gjatë takimit të tyre, por pastaj u korrigjua duke thënë se e paraqet qëndrimin e tij personal.

Më vonë, Naoto Kan u tha gazetarëve se ai nuk ka folur për këtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...