Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa vetura të përfshira

Kronikë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa vetura të përfshira

Më: 25 prill 2024 Në ora: 23:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident zingjiror ka ndodhur sonte në orët e vona në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren.

Sipas disa pamjeve, disa vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, teksa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

Gazeta do të iu mbajë të informuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat