Mërlaku: E pashë se si rrënohej i tërë qyteti, tmerr i papërshkrueshëm

Bota e Yjeve

Mërlaku: E pashë se si rrënohej i tërë qyteti, tmerr i papërshkrueshëm

Nga: Beqir Sina, BOTA SOT Më: 18 janar 2010 Në ora: 16:36

Port-au-Prince - Haiti - Më 12 janar, bota mësoi se një tërmet i fuqishëm me intensitet prej shtatë ballëve sipas Shkallës së Rihterit, e goditi ishullin e Karaibeve - Haiti. Pas këtij tërmeti katastrofal media botërore, tha se nën kanosje për një cunam janë edhe shtetet e tjera karaibeve, si Kuba, Republika Dominikane dhe Bahamet, kështu të paktën kumtoi Qendra e Oqeanit të Qetë për ndjekjen e cunameve dhe tërmeteve.

Epiqendra është precizuar se është në thellësi të tokës deri në 10 km larg nga kryeqyteti i Haitit, Port - o - Prins.

Vetëm disa minuta nga lëkundja e parë, me intensitet 7.0 ballë të Rihterit, janë regjistruar edhe dy goditje të tjera me intensitet prej 5,9 dhe 5,7 ballëve sipas Rihterit, regjistroi instituti Gjeofizik i SHBA-së.

Në kryeqytetin e Haitit, ku jetojnë rreth dy milionë banorë, ka dëme të mëdha materiale dhe me siguri numër të madh të njerëzve të vdekur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës, “Bota sot”)

Ban Ki-mun dhe Vlora Mërlaku

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat