Tryeza vendos për vazhdimin e dialogut - Bota Sot
Tryeza vendos për vazhdimin e dialogut

Shqipëria

Tryeza vendos për vazhdimin e dialogut

Më: 13 shkurt 2010 Në ora: 12:55

UPDATE - Pa rezultate, takimi i parë i tryezës, Edi Rama s’heq dorë nga ultimatumet antikushtetuese, por gjendet në ngushticë kohore. Tre orë bisedime në Presidencë, për situatën politike, Berisha konfirmon zotimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës

Përfundon takimi i parë mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, në prezencë edhe të Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Mësohet se takimi prej më shumë se tre orësh u ka shërbyer palëve politike për ngritjen e çështjeve zgjedhore ndërsa është konfirmuar nga shefi i mazhorancës dhe i qeverisë, Sali Berisha zotimi përballë ligjit, për të miratuar çdo kompromis që lidhet me zgjedhjet, ndërsa ka nënvizuar me vendosmëri se çështjet e gjykatave nuk do të diskutohen. “Jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset e nevojshme për çështjet zgjedhore. Ne nuk mund të trajtojmë çështje që i ka vendosur gjykata. Ne ramë dakort që Presidenti të vijojë rolin e tij në normalizimin e situatës politike”,- u shpreh kryeministri Berisha. Berisha gjithashtu bëri të ditur se i kërkoi kreut të PS të listojë çdo kërkesë të mëtejshme, porse duke paralajmëruar se kërkesa për hapjen e kutive bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Sipas kryeministrit, përmes një qëndrimi të tillë, PS po dhunon sistemin gjyqësor në vend. “Unë i kërkova zotit Rama ta listoje gjithë programatikën. Natyrisht unë nuk mund të trajtoj dhe nuk kërkoj të trajtohet problemi që kam me gjykatën sikundër problemet që Rama i ka me Gjykatën e Apelit, kjo është ajo që mund të them, çdo problem që ka me mazhorancën jam i hapur ta trajtoj, por problemet me gjykatat, jo”, deklaroi shefi i mazhorancës, Sali Berisha. Tryeza e Presidentit Topi përfundoi pas tre orësh negociata ndërmjet Berishës dhe Ramës. Mësohet gjithashtu se Presidenti, ka kërkuar nga të dy përfaqësuesit e forcave politike, zgjidhje të ngërçit brenda kuadrit të lejuar ligjor. Për këtë, kreu i shtetit ka pranuar edhe rolin e tij si negociator, rol që ia atribuon edhe rezoluta e Këshillit të Evropës.

Takimi i parë i presidentit Bamir Topi me delegacionet e dy partive kryesore politike në vend, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ashtu siç ishte pritur, ka konfirmuar qendrimin radikal të Edi Ramës, i cili ka mbetur tek kërkesat antikushtetuese të hapjes së kutive, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit. Qendrimi duket se ka vendosur në pozitë edhe presidentin e republikës, i cili tashmë ka detyrimin që të identifikojë mënyra të tjera për kapërcimin e ngërçit politik, i cili duket se do të dëmtojë edhe ecurinë e reformave në vend. Në përfundim të takimit, kryeministri Sali Berisha ka qenë i pari që është deklaruar për mediat, duke konfirmuar qendrimin e mazhorancës se ajo është e hapur për të gjithë kompromiset që mbështeten në dy dokumente kryesore; në rezolutën e Këshillit të Evropës si dhe në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Ende s’është e qartë se si do të vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencës së 4 marsit për deputetët socialistë do të sjellë eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se është sakrifica kryesore e qendrimit jopolitik të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Në deklaratën e parë zyrtare të Edi Ramës, u duk se ai kishte dalë nga tryeza në një ngushticë kohe, meqenëse u përkujdes të theksonte se oferta e tij për dialog s’mund të priste shumë gjatë. "E sqarova Berishen se ne nuk kemi pune me vendimin e gjykatave dhe nuk bejme perpjekje per te permbysur rezultatin, por duam realizimin e autopsise se zgjedhjeve te vdekura, me qellim qe zgjedhjet e ardhshme te mos jene te tilla", u shpreh Rama, ne konferencën per shtyp. Ai theksoi se opozita nuk terhiqet nga kerkesa per transperence te zgjedhjeve dhe se lenia e kutive jashte objektit te hetimit parlamentar, do te ishin shkelje e parimit per te nxjerre ne drite te verteten e 28 qershorit. Edvini theksoi se jam i gatshem per te vazhduar dialogun, por sipas tij, kjo nuk mund te zgjase per shume kohe, sepse thellimi i krizes behet edhe me teper problematik ne interes te shqiptareve. Ende s’është e qartë se si do të vijohet dialogu, por me sa duket, afrimi i skadencës së 4 marsit për deputetët socialistë do të sjellë eksportimin e debatit brenda grupit parlamentar socialist, i cili po ndjen se është sakrifica kryesore e qendrimit jopolitik të kryetarit të PS-së, Edi Rama. Vetë presidenti Bamir Topi rezervoi në daljen e vet vetëm fjalë të mira për tryezën, duke e klasifikuar tryezën si një përvojë e mirë politike në vend dhe duke lavdëruar të dyja partitë si të angazhuara për të mos e lënë vendin më gjatë në këtë ngërç institucional. Në përfundim të deklarimit të tij për mediat, ai përsëriti se ishte rënë dakord për të “eksploruar” mundësitë për gjetjen në të afërmen të një zgjidhjeje që do të kthente opozitën në parlament.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...