Rikthim i grupit famëkeq terrorist: Sulmuan fshatin dhe ua prenë kokat 100 njerëzve

Afrika

Rikthim i grupit famëkeq terrorist: Sulmuan fshatin dhe ua prenë kokat 100 njerëzve

Nga: B.S. Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 11:20
Varrimi i viktimave të masakrit

 Të paktën 110 peshkatarë dhe punëtorë të fermave të orizit janë vrarë brutalisht dhe u janë prerë kokat nga ekstremistët islamikë në Nigeri të shtunën. Punëtorët ishin të lidhur dhe qafat u janë prerë në një masakër barbare të dyshuar nga anëtarët e Boko Haramit.

Viktimat e masakruara u kthyen të dielën.

- Të paktën 110 civilë u vranë pamëshirshëm dhe shumë të tjerë u plagosën në këtë sulm, tha koordinatori humanitar i KB Edward Kallon.

Image

 Varrimi i viktimave të masakrit

"Ky është sulmi më agresiv ndaj civilëve të pafajshëm këtë vit," tha Kallon, duke akuzuar grupin jo-qeveritar të armatosur për veprime barbare, pa përmendur Boko Haramin.

- Bëj thirrje që autorët e këtij akti të neveritshëm dhe të pakuptimtë të sillen para drejtësisë, shtoi ai.

Gjakderdhja ndodhi në fshatin Koshobe, dhe sulmuesit dyshohet se ishin me motor.

Image

Varrimi i viktimave të masakrit

Gjashtë persona janë plagosën në sulm, ndërsa tetë të tjerë renditen si të zhdukur. Ka spekulime se disa gra u rrëmbyen gjithashtu.

Sulmi erdhi të shtunën kur viktimat shkuan në qendrat e votimit për të hedhur votat e tyre në zgjedhjet lokale në shtetin Borno.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat