Shtetet nigeriane mbyllin shkollat pasi studentët u rrëmbyen në Katsina

Afrika

Shtetet nigeriane mbyllin shkollat pasi studentët u rrëmbyen në Katsina

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:42
Foto

Në shumë shtete në Nigerinë veriore kanë urdhëruar të gjitha shkollat të mbyllen pas rrëmbimit të qindra nxënësve javën e kaluar në shtetin Katsina, raporton BBC.

Kano, Kaduna, Zamfara dhe Jigawa e kanë ndjekur Katsinën në mbylljen e shkollave pas sulmit të së premtes.

Grupi militant islamik Boko Haram ka thënë se ishte pas sulmit.

Më shumë se 300 fëmijë janë ende të zhdukur, duke rritur frikën për sigurinë e shkollave të tjera, veçanërisht ato në zonat e thella.

Ndërkohë, Unioni Nigerian i Mësuesve ka kërcënuar me një grevë në të gjithë vendin nëse qeveria nuk përmirëson urgjentisht situatën e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat