“Vdiq para se të bëja s*ks me të”/ Burri hipën sipër trupi të 20 vjeçares së vdekur për të përfunduar marrëdhënien

Afrika

“Vdiq para se të bëja s*ks me të”/ Burri hipën sipër trupi të 20 vjeçares së vdekur për të përfunduar marrëdhënien

Më: 9 janar 2021 Në ora: 06:45
Big ‘Bigman’ Sipiliano

Një burrë në Zimbabve i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi tentoi të bënte seks me kufomën e një gruaje në funeral. Big ‘Bigman’ Sipiliano, 49 vjeç, akuzohet se tentoi të përdhunojë pas vdekjes 20-vjeçaren Melisa Mazhindu përpara vajtuesve të tmerruar, në varrimin në Muguta në Zimbabve.

Sipiliano hyri në një dhomë ku ndodhej trupi i Mazhindu, e cila po ruhej nga nëna e saj dhe dy vajzat.

49-vjeçari thuhet se po pinte birrë dhe cigare, ndërsa qëndroi brenda dhomës për një kohë të pacaktuar së bashku me një burrë tjetër.

Ai u tha familjarëve: “Përshëndetje, ju e dini që unë e doja këtë zonjë, por ajo ka shkuar para se unë të bëja s*ks me të. Megjithatë, nuk është vonë, unë ende mund të kryej marrëdhënie me të para se ajo të varroset, unë jam gati”.

Mamaja e pikëlluar u përpoq të ndërhynte, por nuk mund ta ndalonte atë që të hiqte një copë të bardhë që mbulonte kufomën e gruas së re, i thanë dëshmitarët policisë. Ai më pas dyshohet se hapi kufomën e gruas dhe simuloi seksin me të.

Burri tjetër, me të cilin kishte hyrë në dhomë, mbajti tre vajzat që përpiqeshin të ndërhynin, sipas raportit të policisë. Të tjerët thjesht u dëgjuan duke bërtitur derisa erdhi policia. Ndërkohë është vendosur që ‘maniaku’ të procedohet në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat