Marok: Fshatarët në pritje të legalizimit të kultivimit të kanabisit

Afrika

Marok: Fshatarët në pritje të legalizimit të kultivimit të kanabisit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:04
Ilustrim

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe Maroku pritet të legalizojë kultivimin, shitjen dhe eksportimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Maroku do të lejojë së shpejti kultivimin, eksportimin si dhe shitjen brenda vendit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Qeveria dëshiron të ndihmojë me këtë veprim fshatarët e varfër në zonat malore.

Image
Fshati Ketama, Marok

Tregu global i kanabisit është në lulëzim dhe në malet veriore të Rifit në Marok fshatarët e kultivojnë atë prej shumë vitesh. Kjo është e paligjshme por megjithatë tolerohet.

Projektligji synon të kontrollojë tregtinë, të përmirësojë të ardhurat e fshatarëve dhe t'i mbrojë ata nga trafikantët e drogave./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat