Banda e armatosur dhe me motoçikleta rrëmbejnë mbi 150 nxënës në një shkollë në Nigeri

Afrika

Banda e armatosur dhe me motoçikleta rrëmbejnë mbi 150 nxënës në një shkollë në Nigeri

Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një bandë e motorizuar ka rrëmbyer një numër të madh të fëmijëve – mbi 150 nxënës në shkollën Salih Tanko në Rafa të Nigerisë.

Siç raporton Reuters, një person është vrarë dhe një tjetër është në gjendje të rëndë.

Policia e atjeshme ka konfirmuar se ka ndodhur incidenti, duke mos bërë të ditur numrin e saktë të fëmijëve të rrëmbyer.

Rrëmbimin e kanë kryer persona të armatosur që para shkollës u shfaqën me motoçikleta. E drejtoresha e shkollës Abubakar Tegina ka deklaruar për Reuters së ishte dëshmitare e sulmit.

Ajo tha se i ka parë 25 rrëmbyes të armatosur me motoçikleta, e dyshohet se kanë rrëmbyer mbi 150 nxënës të dy gjinive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat