Nigeri: Familjet e nxënësve të rrëmbyer nga bandat kërkojnë ndihmë nga autoritetet

Afrika

Nigeri: Familjet e nxënësve të rrëmbyer nga bandat kërkojnë ndihmë nga autoritetet

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Familjet e nxënësve që u rrëmbyen nga persona të armatosur fundjavën e kaluar nga shkolla Islamike në Nigerinë veriore i kanë bërë thirrje qeverisë të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në lirimin e fëmijëve të tyre, raporton CNN.

Autoritetet nuk kanë nxjerrë ende numrin e saktë të fëmijëve të rrëmbyer, por rreth 200 nxënës ndodheshin në shkollë kur ndodhi sulmi dhe rrëmbimin.

Grupet e armatosura janë përgjegjëse për rrëmbimet. Për më shumë se një dekadë, ata kanë terrorizuar qytetarët e Nigerisë qendrore-perëndimore dhe veriperëndimore, duke plaçkitur fshatra, duke vjedhur kafshë dhe duke kryer rrëmbime masive duke kërkuar shpërblim.

Autoritetet nigeriane thonë se po negociojnë që fëmijët të kthehen të sigurt në familjet e tyre, por refuzojnë të paguajnë një shpërblim.

“Deri më tani autoritetet kanë bërë një punë të mirë, por ne duam të bëjmë më shumë,” tha Mohamed Garba, një prind tjetër.

Presidenti nigerian Muhammadu Buhara u ka bërë thirrje shërbimeve të sigurisë që të shtojnë përpjekjet e tyre për të shpëtuar fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat