Nigeri, vriten 15 ushtarë në një sulm terrorist

Afrika

Nigeri, vriten 15 ushtarë në një sulm terrorist

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë ushtarë kanë humbur jetën në një sulm terrorist në jugperëndim të Nigerit.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë në një deklaratë se ushtarët janë zënë në pritë më 31 korrik në lokacionin Torodi pranë kufirit me Burkina Fason, raportuan mediat lokale.

Krahas 15 ushtarëve të vrarë, shtatë ushtarë janë plagosur dhe gjashtë figurojnë si të zhdukur.

Ushtria nigeriane ka nisur një operacion ajror dhe tokësor për të kapur terroristët.

Torodi ndodhet në rajonin Tillaberi, i cili është shpesh shënjestër e sulmeve terroriste, në kufirin me Malin dhe Burkina Fason.

Gjithsej 33 civilë humbën jetën në dy sulme javën e fundit në këtë rajon.

Burkina Faso, Mali dhe Nigeri, në rajonin Sahel, në vitet e fundit janë përballur me sulme të DAESH-it dhe grupeve të lidhura me organizatën terroriste Al-Kaeda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat