Polici kenian vret gjashtë persona, përfshirë gruan

Afrika

Polici kenian vret gjashtë persona, përfshirë gruan

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një oficer policie në Kenia qëlloi për vdekje gruan e tij dhe pesë persona të tjerë me një AK-47 në orët e hershme të mëngjesit të së martës, thanë zyrtarët.

Një fqinj dëgjoi “një zhurmë të fortë” nga shtëpia e oficerit në orën 01:00 me kohën lokale, sipas një raporti të policies, transmeton Klankosova.tv.

Polici më pas vazhdoi duke gjuajtur me armë në Kabete, pranë kryeqytetit, Nairobi, duke vrarë pesë të tjerë.

Oficeri më vonë ia mori jetën e tij, tha një deklaratë e policisë.

Motivi i vrasjeve është i paqartë, por policia tha se çifti kishte pasur grindje, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

“Na thuhet se çifti kishte probleme dhe po grindeshin më parë,” tha shefi i policisë Francis Ëahome për AFP.

Polici, të cilin autoritetet e kanë identifikuar si Benson Imbasi, “filloi të qëllonte me tërbim ndaj anëtarëve të pafajshëm të publikut” pasi vrau gruan e tij, thuhet në raportin e policisë.

Mes viktimave të tjera ishin edhe dy shoferë taksie. Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po marrin tretman mjekësor, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat