Gjenden në bregdetin libian trupat e pajetë të 28 emigrantëve

Afrika

Gjenden në bregdetin libian trupat e pajetë të 28 emigrantëve

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 18:58
Gjenden në bregdetin libian trupat e pajetë të 28 emigrantëve

Autoritetet liabine njoftuan sot kanë gjetur në bregun perëndimor të vendit trupat e pajetë të 28 emigrantëve, pasi varka me të cilën lundronin ishte fundosur. Kjo është tragjedia me e fundit që prek emigrantët që gjejnë rrugë nga më të rrezikshmet drejt Europës.

Autoritetet thanë se fundosja e varkës mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, dhe shtuan se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Libia, e shkatërruar nga një dekadë konflikti e anarkie, është bërë një pikë kyçe e nisjes së emigrantët afrikanë dhe aziatikë, që bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të shkuar në Evropë. Emigrantët shpesh durojnë kushte të tmerrshme në Libi përpara se të nisen me anije të mbipopulluara, të cilat shpesh fundosen ose përballen me probleme të mëdha.

Kjo tragjedi vjen pasi 160 emigrantë të tjerë humbën jetën brenda një jave në incidente të ngjashme. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin kjo e çon në 1500 numrin total të emigrantëve që kanë humbur jetën këtë vit./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat