Dhunë dhe përleshje në kryeqytetin e Libisë ndërsa kryeministri i emëruar nga parlamenti u përpoq të merrte pushtetin

Afrika

Dhunë dhe përleshje në kryeqytetin e Libisë ndërsa kryeministri i emëruar nga parlamenti u përpoq të merrte pushtetin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 14:10
Afrikë

Kanë filluar të martën përleshje në kryeqytetin e Libisë, pasi që kryeministri Fathi Bashagha, i votuar nga parlamenti libian, tentoi që ta merrte kontrollin e qeverisë nga administrata rivale të cilët refuzuan ta dorëzojnë pushtetin.

“Bashagha hyri në Tripoli gjatë natës pas dy muajsh ngërçi politik mes administratave qeveritare libiane, por u tërhoq përsëri disa orë më vonë, pasi përleshjet përfshinë kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga administrata e tij.

Ngërçi politik veçse ka shkaktuar një bllokadë të pjesshme tek rafineritë e naftës, duke i përgjysmuar të ardhurat që vijnë nga jashtë.

Dhe përpjekjet nga jashtë për zgjidhjen e krizës dhe për hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në vend nuk po kanë efekt.

Madje krizat e fundit po e rrezikojnë një kthim prapa në luftë për Libinë pas dy vite paqeje, ose edhe rikthimin në ndarjen e Libisë në dysh, në njërën anë, lindja me qeverinë e Bashagha dhe në anën tjetër me qeverinë e udhëhequr nga Abduhamid al-Dbeibah.

Siç është thënë më tej, zhurma e armatimit të rëndë dhe automatikëve zgjoi banorët e kryeqytetit në mëngjesin e së martës, shkollat u mbyllën dhe kolonat që zakonisht vëreheshin në atë kohë, nuk janë vërejtur këtë mëngjes.

Megjithatë në zonat qendrore, larg zonave të luftës në verilindje të Tripolit, nuk u pa ndonjë shenjë e luftimeve, pasi që rivali i Bashaghas, Dheibah duket se ende e ka kontrollin e tërësishëm të asaj pjese.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat