Persona të armatosur hyjnë brenda një lokali dhe qëllojnë me breshëri ndaj të rinjve, 14 të vdekur dhe 9 të plagosur rëndë!

Afrika

Persona të armatosur hyjnë brenda një lokali dhe qëllojnë me breshëri ndaj të rinjve, 14 të vdekur dhe 9 të plagosur rëndë!

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Të paktën 14 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, thotë policia.

Sipas raportimeve të policisë, persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin rastësisht ndaj një grupi të rinjsh.

Më pas, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë, ndërsa nuk dihen arsyet e sulmit të tmerrshëm. Nëntë persona janë në gjendje kritike në spital, thotë Nomsa Maseko e BBC, raporton BW.

Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Kreu i policisë së provincës Gauteng, gjenerallejtënant Elias Mawela, i tha BBC-së se të shtënat duket se kanë qenë “një sulm gjakftohtë ndaj klientëve të pafajshëm të tavernës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat