Rrëzohet dhe bie përmbys aeroplani në Somali – shpëtojnë 36 personat që ishin në bord

Afrika

Rrëzohet dhe bie përmbys aeroplani në Somali – shpëtojnë 36 personat që ishin në bord

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Një aeroplan është rrëzuar dhe rrokullisur gjatë zbarkimit në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë, por nuk ka pasur viktima në mesin e 36 personave në bord.

Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit në Mogadishu tregojnë tymin e zi të dendur që ngrihet mbi vendin e përplasjes.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët dhe imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin, një Fokker 50, i përmbysur.

Aeroplani i përkiste Jubba Airways dhe ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet.

Siç raportohet, pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan të gjithë, sipas autoriteteve të aeroportit.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat