Ebola karantinon dy qytete të Ugandës, kjo është situata

Afrika

Ebola karantinon dy qytete të Ugandës, kjo është situata

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Uganda po lufton më shpërthimin e Ebolës, atje dy qytete janë shpallur në bllokim tre-javor.

Baret, klubet e natës, vendet e kultit dhe objektet argëtuese do të mbyllen në Mubende dhe Kassanda, shkruan BBC.

Kjo deklaratë hedh poshtë pretendimet e presidentit të Ugandës, Yoweri Museveni, i cili me parë kishte thënë se nuk ka nevojë për masa të tilla pasi Ebola nuk është virus që shpërndahet nga ajri.

Shpërthimi i virusit ka lënë të vdekur 19 njerëz me 58 raste të regjistruara. Megjithatë, numri real i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë më i lartë.

Përhapja filloi në fillim të shtatorit në Mubende, qytet i cili mbetet epiqendra e Ebolës.

Kamionët e mallrave do t’iu lejohen hyrjet dhe daljet nga zonat, por i gjithë transporti tjetër do të ndalet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat