Vdesin 11 persona në Kongo, pas trazirave në stadiumin e kryeqytetit

Afrika

Vdesin 11 persona në Kongo, pas trazirave në stadiumin e kryeqytetit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 16:06
Foto nga vendngjarja

11 persona kanë vdekur duke përfshirë dy oficerë policie, gjatë një përplasje në një koncert që u mbajt në një stadium në Kinshasa të Kongos.

Stadiumi i Dëshmorëve të kryeqytetit ishte i mbushur me kapacitet prej 80,000 personash dhe disa nga turma përfunduan duke u futur me forcë në sektorin VIP dhe të rezervuara, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

Policia ka regjistruar “11 vdekje, përfshirë 10 si pasojë e mbytjes dhe shtypjes, dhe 7 shtrime në spital”, tha ministri Daniel Aselo Okito në një deklaratë.

Forcat e sigurisë kishin hedhur më herët gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë turmat e dhunshme në rrugët jashtë stadiumit ku shumica ishin mbledhur përpara koncertit nga këngëtari Fally Ipupa, i cili e ka vendlindje Kinshasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat