Shpërthim i madh në Johanesburg si pasojë e një cisterne karburanti – vdesin tetë persona

Afrika

Shpërthim i madh në Johanesburg si pasojë e një cisterne karburanti – vdesin tetë persona

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe disa janë lënduar nga një shpërthim i madh i një cisterne karburanti pranë një spitali në lindje të Johanesburgut, Afrikë të Jugut, raportojnë mediat lokale.

Cisterna duket ka ngecur brenda një ure të shtunën në mëngjes në qytetin Boksburg, rreth 100 metra nga Spitali Memorial Tambo.

Pacientët u evakuuan nga spitali i dëmtuar pasi një pjesë e çatisë u shemb pas shpërthimit.

Kamioni po transportonte gaz të lëngshëm nafte, thonë mediat lokale.

“Me sa duket një cisternë gazi kaloi nën urën e metrosë dhe ka ngecur aty, dhe për shkak të fërkimit, është djegur”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës, William Ntladi.

Ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, ndodhi një shpërthim i dytë i madh – i kapur në video amatore – që shkatërroi një makinë zjarrfikëse dhe dy automjete.

Dëshmitari okular, Michael Kulinji e përshkroi shpërthimin “më shumë si një bombë”, dhe i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte parë zjarrin nën urë.

Një tjetër dëshmitare, Jean Marie Booysen tha se ajo pa “flakë të pamasë në mëngjes” dhe iu duk si një shkallë prej 6.5 Rihter”, sipas Reuters.

Pamjet e marra me sa duket menjëherë pas shpërthimit tregojnë një numër njerëzish të trullosur dhe të djegur pranë epiqendrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat