Kryqi i Kuq: Situata humanitare në Sudan shumë e keqe

Afrika

Kryqi i Kuq: Situata humanitare në Sudan shumë e keqe

Më: 18 prill 2023 Në ora: 18:28
Sudan

Germain Mwehu, zëdhënësi i Kryqit të Kuq në Sudan, thotë se situata humanitare është “shumë e keqe”.

“Njerëzit nuk janë në gjendje të dalin. Ata nuk kanë akses në ushqim dhe ilaçe. Disa njerëz lanë ngecur në aeroport ose në tregje”, tha ai për Al Jazeera në Khartoum.

“Shumë pjesë të Khartoum vuajnë nga mungesa e aksesit në ujë ose nuk kanë energji elektrike.

Njerëzit përgjegjës për energjinë elektrike dhe ujin nuk mund të arrijnë punën e tyre për mirëmbajtje”, tha Mwehu, duke shtuar se organizatat humanitare nuk janë në gjendje të lëvizin lehtësisht, shkruan AlJazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat