​Ushtria amerikane evakuon diplomatët nga Sudani

Afrika

​Ushtria amerikane evakuon diplomatët nga Sudani

Më: 23 prill 2023 Në ora: 07:49
Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy ushtrive kundërshtare.

Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoumi, në Sudan.

Lajmin e ka bërë të ditur presienti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan BBC.

"Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum," tha ai në një deklaratë.

Një zyrtar amerikan tha se më pak se 100 njerëz u evakuuan herët të dielën, kur tre helikopterë Chinook u ulën pranë ambasadës amerikane për t'i mbledhur.

Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy ushtrive kundërshtare.

Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë parë të shtëna dhe granatime vdekjeprurëse në kryeqytet.

Në një telefonatë me gazetarët pas misionit, gjenerallejtënant Douglas Sims tha se më shumë se 100 trupa nga Navy Seals dhe Forcat Speciale të Ushtrisë fluturuan nga Xhibuti në Etiopi dhe më pas në Sudan, dhe ishin në terren për më pak se një orë.

Ai tha se ishte një mision "i shpejtë dhe i pastër".

Biden falënderoi Xhibutin, Etiopinë dhe Arabinë Saudite, duke thënë se ata kishin qenë "kritikë për suksesin e operacionit" dhe ai vlerësoi stafin dhe ushtrinë e ambasadës amerikane.

Ambasada në Khartoum tani është e mbyllur.

Një postim në Tëitter në burimin e tij zyrtar thotë se qeveria amerikane nuk mund të ofrojë shërbime konsullore për qytetarët e saj në Sudan.

Ky është evakuimi i dytë i shtetasve të huaj që nga shpërthimi i dhunës në kryeqytetin e Sudanit javën e kaluar.

Të shtunën, më shumë se 150 qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë ndërkombëtarë u evakuuan nga deti në portin e Arabisë Saudite të Jeddah. Ata ishin kryesisht shtetas të vendeve të Gjirit, si dhe të Egjiptit, Pakistanit dhe Kanadasë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se luftimet kanë vrarë më shumë se 400 njerëz dhe mijëra të plagosur. Por numri i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë pasi njerëzit përpiqen të arrijnë spitalet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat