Luftimet në Sudan, mbyllet ambasada amerikane ne Khartoum

Afrika

Luftimet në Sudan, mbyllet ambasada amerikane ne Khartoum

Më: 23 prill 2023 Në ora: 08:13
Sudan

Presidenti Joe Bide ka njoftuar se ushtria amerikane ka bërë të mundur evakuimin e diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre nga Khartoum.

“Sot, me urdhrin tim, ushtria e Shteteve të Bashkuara kreu një operacion për të nxjerrë personelin e qeverisë amerikane nga Khartoum,” tha ai në një deklaratë.

Mediat e huaja shkruajnë se në kuadër të situatës së tensionuar të krijuar në Sudan javën e fundit, autoritetet amerikane kanë vendosur evakuimin e stafit të tyre diplomatik. Sipas një zyrtari amerikan më pak se 100 njerëz u evakuuan herët të dielën, kur tre helikopterë Chinook zbritën pranë ambasadës amerikane për t’i mbledhur.

Ambasada amerikane në Khartoum tani është e mbyllur.

Dhuna e ashpër shpërtheu javën e kaluar në Khartoum midis dy ushtrive kundërshtare. Lufta për pushtet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ka shkaktuar bombardime të rënda në kryeqytet, ku kanë humbur jetën qindra persona dhe mijëra të tjerë janë plagosur.

Ky ishte evakuimi i dytë i shtetasve të huaj që nga shpërthimi i dhunës në kryeqytetin e Sudanit javën e kaluar.

Të shtunën, më shumë se 150 qytetarë, diplomatë dhe zyrtarë ndërkombëtarë u evakuuan nga deti në portin e Arabisë Saudite të Jeddah. Ata ishin kryesisht shtetas të vendeve të Gjirit, si dhe të Egjiptit, Pakistanit dhe Kanadasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat