Vazhdojnë luftimet në Khartoum gjersa ndërmjetësit kërkojnë t’i jepet fund konfliktit në Sudan

Afrika

Vazhdojnë luftimet në Khartoum gjersa ndërmjetësit kërkojnë t’i jepet fund konfliktit në Sudan

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Luftimet kanë vazhduar në Khartoumin jugor të dielën, ndërsa të dërguarit nga palët ndërluftuese të Sudanit ishin në Arabinë Saudite për bisedime që ndërmjetësit ndërkombëtarë shpresojnë se do t’i japin fund një konflikti trejavor.

Iniciativa mes SHBA-së dhe Sauditëve është përpjekja e parë serioze për t’i dhënë fund luftimeve midis ushtrisë dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që ka kthyer pjesë të kryeqytetit sudanez Khartoum në zona lufte dhe ka prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për të sjellë sundimin civil  pas viteve të trazirave dhe kryengritjeve.

Betejat që nga mesi i prillit kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, kanë ndërprerë furnizimin me ndihma dhe kanë shtyrë 100 mijë refugjatë të ikin jashtë vendit, raporton Reuters.

Ndërsa ndërmjetësit po kërkojnë një rrugë drejt paqes, të dyja palët e kanë bërë të qartë se do të diskutojnë vetëm një armëpushim humanitar, jo të negociojnë një fund të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat