Të paktën 37 të vdekur dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Bolivi

Afrika

Të paktën 37 të vdekur dhe dhjetëra tjerë u lënduan në një aksident trafiku në Bolivi

Më: 2 mars 2025 Në ora: 08:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra tjerë janë lënduar, në një aksident trafiku ku u përfshinë dy autobusë në Bolivi.

Incidenti ndodhi në rajonin perëndimor Potosi, kanë njoftuar policia dhe autoritetet e atjeshme lokale.

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në rrugët që lidhin qytetet Uyuni dhe Colchani.

Një autobus thuhet se u përplas direkt me autobusin që po vinte nga kahja e kundërt.

“Si pasojë e këtij aksidenti fatal, 39 persona janë lënduar dhe janë dërguar në katër spitale të Uyuni, derisa 37 tjerë humbën jetën”, tha zëdhënësi i policisë në Potosi.

Njëri nga autobusët ishte nisur drejt Oruros, ku një prej karnavaleve më të rëndësishme në Amerikën Latine është duke u zhvilluar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat