Tragjedi ajrore në Gana, dy ministra dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbin jetën nga përplasja e helikopterit

Afrika

Tragjedi ajrore në Gana, dy ministra dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbin jetën nga përplasja e helikopterit

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 18:41
Edward Omane Boamah

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje helikopteri në rajonin jugor Ashanti të mërkurën. Gjithsej, gjashtë persona humbën jetën në tragjedinë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët.

Sipas Shefit të Shtabit të Presidentit të Ganës, Julius Debrah, Forcat e Armatosura të Ganës njoftuan se humbën kontaktin me helikopterin Z9, i cili ishte në një udhëtim nga kryeqyteti i Akras për në qytetin minierash të Obuasi.

Përplasja e helikopterit ka ndodhur ndërsa aeronauka ishte në një zonë malore të rajonit të Ashanti.

Në bordin e helikopterit ndodheshin pesë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Pas lajmeve tragjike, shefi i stafit Julius Debrah shpalli se flamujt do të ulen në gjysmë shtizë në nderim të viktimave, duke premtuar detaje shtesë pas hetimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat