Thaçi: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhet në praninë e Presidentit Trump

Aktuale

Thaçi: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhet në praninë e Presidentit Trump

Nga: Bota sot Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:55
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Ditën kur ekipi negociator i Kosovës të jetë në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të BE-së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të jetë për skijim në Brezovicë. Këtë e konfirmoi vetë ai në një takim me gazetarë, ku përsëriti se mbështet ekipin e zgjedhur dhe pret arritjen e një “marrëveshje të balancuar” me Serbinë.

Zyrtarisht është thënë se ekipi për bisedime me Serbinë, më 8 janar do të udhëtojë në Bruksel për t’u takuar me përfaqësues të Bashkimit Evropian, ku edhe pritet të prezantohen temat që ka paraparë Kosova, për dialog me Serbinë. 

Por, Hashim Thaçi, i cili aktualisht është personi që përfaqëson Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë, nuk do të jetë aty. Ai tregoi se atë ditë do të jetë në pushim.

Thaçi: Më 8 janar do të jem në Brezovicë, ekipi negociator shkon në Bruksel

“Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim që me 8 janar ata të jenë në Bruksel, e unë në Brezovicë në skijim”, tha ai.

Para gazetarëve, kreu i shtetit tonë tha se do të punojnë seriozisht që në muajt në vazhdim të ndodhë dialogu që rezulton me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Image
Presidenti Hashim Thaçi

Thaçi: Mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet një marrëveshje e balancuar

“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur edhe nevojave të vendit, qytetarëve të shtetit tonë, për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu dhe negociatat Kosovë-Serbi, si dy shtete sovrane dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia, një marrëveshje e balancuar dhe që i krijon mundësi Kosovës për ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin në OKB. Pra, të bëhet një marrëveshje e balancuar, me interes paqeje, stabiliteti, në Kosovë, Serbi dhe tërë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

I pyetur për Gjykatën Speciale, ish-udhëheqësi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot president i vendit, Hashim Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fshehë. Andaj, sipas tij, të gjithë duhet t’i përgjigjen pozitivisht ftesave që mund të vijnë nga Specialja.

Thaçi: Kosova nuk ka çka të fshehë, t’i përgjigjemi pozitivisht ftesave për Speciale

“Fjala e zezë që qëndron mbi Kosovën duhet të largohet. Kemi pasur raste edhe të mëhershme kur kanë pas pretendime të tilla. Të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë, sa i përket luftës së UCK-së kanë dalë të pastër, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, lufta jonë ka qenë e drejtë, është pjesa më krenare, edhe e imja personale, por edhe e gjithë bashkëluftëtareve të mi, mesazhi im është që t’i përgjigjemi të gjithë pozitivisht ftesave informuese, apo sqaruese”, tha Thaçi.

Presidenti “u sqarua” edhe për një darkë në të cilën mori pjesë këto ditë, ku të pranishëm ishin persona nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe ish-luftëtarë të UÇK-së.

Thaçi: Jam takuar në një ndejë private me bashkëluftëtarë

“Kam qe qenë i ftuar nga miku  dhe bashkëluftëtari im, por edhe kryetari i Kuvendit zoti Veseli, në një ndejë krejt private, me njerëz që kanë qenë themelues të UÇK-së, 30-40 veta, miq, bashkëluftëtarë, njerëz të respektuar të Kosovës pa të cilët nuk do të kishte liri, as pavarësi të Kosovës”, tha ai.

Edhe një herë, presidenti tha se e mbështet bashkimin e Luginës me Republikën e Kosovës, dhe pret që muajt në vijim të zyrtarizohet e drejta e shqiptarëve atje, për bashkëngjitje me Kosovën.

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur sot konferencën e fundvitit me gazetarë.

I pyetur se a ka frikë nga Specialja, ai ka thënë se nuk frikësohet nga Gjykata Speciale, derisa ka dhënë mesazh që secili që ftohet t’i përgjigjet kësaj gjykate, raporton Bota sot.

“Nuk frikësohem nga Gjykata Speciale, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe mesazhi im do ishte që secili individ t’i përgjigjet ftesave të Gjykatës Speciale”, është shprehur Thaçi.

***

Për më tepër, Thaçi ka folur edhe për ndjen e zhvilluar ditë më parë në Mitrovicë

“Sa i përket ndejave në Mitrovicë kam qenë i ftuar nga Kadri Veseli, një ndeje private me miq bashkëluftëtar pa të cilët nuk do kishte liri , atë ditë kam pasur 3 ndeja private tek miq dhe familjarë, nuk ka pasur diskutime politike e përcjellore me folklor patriotik të nivelit emocionues”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka theksuar se pika e parë që do diskutohet me Serbinë do jetë çështja e personave të zhdukur.

Kurse për ushtri është deklaruar se këto pesë vitet e fundit ka punuar i vetëm për krijimin e saj.

“Jemi vonuar përmbi 5 vjet krejtësisht kot për arsye se kemi mundur që nga viti 2014 ta formojmë atë, kështu që themelimi i ushtrisë e forcon vendin. Jam ndier krejtësisht i vetmuar gjatë këtyre 5 viteve ngase kam punuar vetëm unë që Kosova ta ketë ushtrinë”, ka deklaruar Thaçi për “Bota sot” .

Po ashtu, presidenti Thaçi ka thënë se marrëveshja Kosovë Serbi do të nënshkruhet në pranin e presidentit amerikanë.

“Nuk ka dileme a e mbështet SHBA apo jo, dhe marrëveshja do finalizohet në Shtëpinë e Bardhe nën pranin e presidentit më të fuqishëm në botë, Donald Trump”, ka thënë Thaçi.

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë do ta ketë përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së, me 8 janar jam në Brezovicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk i komenton deklarimet e këshilltarëve të tij, duke shtuar se do të punojë për marrëveshje me njohje, me paqe dhe stabilitet, e mbështetur nga BE dhe SHBA, raporton Bota sot.

“Nuk i komentoj deklarimet e këshilltarëve dhe në anën tjetër e kam theksuar edhe në parlament se ne do punojmë si Kosovë duke ju përgjigjur nevojë të qytetarëve që në muaj në vijim të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku Kosova fiton njohje, marrëveshje e balancuese pra me paqe stabilitet në tërë Ballkanin por e mbështetur fuqishëm nga BE dhe Amerika, mbështetja e SHBA-së  është e qartë dhe ka krijuar rrethana që marrëveshja të arrihet sa më shpejt”, ka thënë ai.

Presidenti ka treguar se me 8 janar kur ekipi negociator do të shkojë në Bruksel, ai nuk do të shkojë atje por do të jetë në Brezovicë.

Drejtpërdrejt nga konferenca e presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë konferencën e fundvitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat