Analisti politik Vigan Qarroli ka komentuar grabitjet e shpeshta që po ndodhin në Kosovë.
Qarroli përmes një postimi në Facebook, thotë se, situata e sigurisë është kapur nga grabitësit.
Ai shprehet i shqetësuar se çdo ditë po grabitet nga nj bankë derisa “hetimet” nuk prodhojnë asnjë zbulim, duke shtuar se krimi dhe anarkia po e zëvendësojnë rendin dhe ligjin.
E për policinë thotë se mos të bëjë sehire.
“Situata e sigurisë në Kosovë është kapur nga grabitësit. Çdo ditë nga një bankë po grabitet derisa ‘hetimet’ nuk prodhojnë asnjë zbulim. Siç duket krimi dhe anarkia po e zëvendësojnë rendin dhe ligjin. Policia mos të bëjë sehire!”, shkruan ai në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.