“Shtatore për Albinin e Glaukun midis Prishtinës nga PDK-ja”?

Aktuale

“Shtatore për Albinin e Glaukun midis Prishtinës nga PDK-ja”?

Nga: N.Sh Më: 2 janar 2019 Në ora: 19:23
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar nga akuzave të presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit ndaj VV-së, duke i quajtuar shpifje.

Abazi thotë se, këto shpifje i bëjnë para prokurorit të njëjtë që nuk e hetoi kurrë si vrasje vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Abazi shprehet se, Thaçi e kishte ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të bëhej pjesë e ekipit negociator me Serbisë për copëtimin e Kosovës.

Sipas Abazit, po të hynte LVV-ja në ekipin negociator do i shtronin tapetin e kuq, siç vepruan me AAK-në, Nisman dhe PSD-në, por edhe ka mundësi t’i ngrejnë shtatore Albinit e Glaukut në mesë të Prishtinës.

Ja shkrimi i plotë:

Thaçi e Veseli nga njëra anë lëshojnë shpifjet e tyre të zakonshme mbi LV si organizatë e rrezikshme, dhe këtë e bëjnë para të njëjtit prokuror që nuk e hetoi kurrë si vrasje vdekjen e dhunshme të Astritit në burgun e Prizrenit, nga ana tjetër e ftojnë LV në ekipin negociator për negociata me Serbinë për copëtimim e Kosovës nga jashtë e nga brenda. Këta janë po të njëjtit që po t'i thoshte nesër LV se është e gatshme të hyjë në koalicion parazgjedhor me PDK-në, jo vetëm do ia shtronin LV tapetin e kuq - siç vepruan me AAK, NISMA e PSD - por ka shumë mundësi t'i ngrejnë edhe ndonjë shtatore Albinit e Glaukut në mes të Prishtinës. Ata e dinë, nga terreni e nga sondazhet, se PDK po fundoset për shkak të klanit të tyre Pronto, dhe në këtë fundosje nuk zgjedhin më mjete për të mbetur mbi ujë, por nuk kanë shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat