Pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së, Thaçi liderët e Luginës i quajti argat të Serbisë, me të cilët sot po flet për “bashkim” me Kosovën?!

Aktuale

Pas largimit të lapidarit të UÇPMB-së, Thaçi liderët e Luginës i quajti argat të Serbisë, me të cilët sot po flet për “bashkim” me Kosovën?!

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:20
Hashim Thaçi me liderët e Kosovës Lindore

Hashim Thaçi 24 orë pas heqjes sëlapidarit të UÇMPB-së: Turp, për liderët e Luginës se si nuk bën asgjë për të mbrojtur lapidarin e UÇPMB -së. Ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanët nga Beogradi

Po bëhen bëhen gati shtatëvjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Sikur Referendumi i vitit 1992, edhe lapidari u përdor nga lideri në cdo katër vite, në prag të zgjedhjeve, ku ata bënin fushatat, por asnjëri e as tjetri deri më sot nuk e realizuar premtimin.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Sa beri jehonë  vurja e lapidarit të UÇPMB-së, po aq bëri jehonë, duke shkaktuar edhe reagime në media dhe tek personalitet shqiptare në Ballkan.

Thaçi shuplakë liderëve të Preshevës, pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së: Ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanët nga Beogradi

Kështu, reagimi i parë erdhi nga Prishtina nga Hashim Thaçi edhe pse ato dite viheshin lapidarë serbë në Kosovë të “heronjve” serbë, të cilët bën krime dhe gjoncid mbi shqiptarët, sikur Car Dushani. “Turp, për liderët e Luginës se si nuk bën asgjë për të mbrojtur lapidarin e UÇPMB -së”, tha Thaci ne reagimin e tij adresuar liderëve të Luginës së Preshevës, transmeton “Presheva Jonë”.

 “Ajo ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanët nga Beogradi dhe kishte një ndikim negativ për Kosovën. Unë mendoj se ishte qëllimi i Serbisë, mbështetur nga injoranca e disa udhëheqësve politikë në Preshevë”, ka deklaruar Thaçi.

Sikur Ragmi Mustafa edhe liderë tjerë nga ekipi i Riza Halimit kishin premtuar se “Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte..” Por deri tash ato mbeten vetëm premtime dhe fjalë.

Atëherë, kur do të kthehet lapidari i UÇPMB-së në Preshevë? A po harrohet edhe ky lapidar sikur Referendumi-1992 ?!

“Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë të mbesë mësim dhe shkollë për liderët atje. Apeli im është shumë i qartë për Preshevën, që liderët e Luginës të punojnë bashkërisht, të jenë unik dhe të kenë veprim dhe strategji të përbashkët në favor të realizmit të drejtave kombëtare te shqiptarëve në Serbi”, është shprehur ish-ministri i jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, sot president i Republikës.

Image

Rreth heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në janarin e ftohtë të 2013, Thaçi dha deklarata të “nxehta”  që duke se ishte bërë pak “nervoz” duke u drejtuar liderëve në Preshevë me këto fjalë: Turp, për liderët e Luginës se si nuk bën asgjë për te mbrojtur lapidarin e UÇPMB -së..”

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafën e ka quajtur njeri totalisht konfuz

Komandanti i UÇPMB-së Shefket Hasani ka pyetur presidentin e Kosovës “Hashim si mund të bashkosh Luginën e Preshevës me Kosovën, kur në takime në Prishtinë pret vazhdimisht ata njerëz që para pesë vitesh vitesh i quajte spiun e argat të Serbisë, pasi u rrëzua lapidari i UÇPMB-së?!”.

Me anashkalimin e rikthimit të lapidarit të UÇPMB-së dhe Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UÇPMB-së”, ka deklaruar sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numër një dhe arkitekti i Referendumit të 1-2 marsit 1992, i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historik.

Çështja e lapidarit as pas shtatë vitesh ende nuk është harruar në Luginën e Preshevës as nga mediat, por as nga liderët, por kësaj radhe jo duke premtuar për ta kthyer atë, por duke akuuar njëri-tjetrin se si mbetem pa lapidarin e UÇPMB-së  në Preshevë?!  Njeriu numër një i Preshevës Shqiprim Arifi ka fajësuar edhe udhëheqjen e Preshevës, duke përmendur edhe mirënjohjes që sipas tij kryetar i mëhershëm, Ragmi Mustafa u ka dhënë atyre që hoqën lapidarin.

Image

“Fundi i fundit ka qenë një gabim teknik i ish-kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili e ka lejuar, por nuk është problemi vetëm se e ka lejuar sepse ata kanë hyrë edhe me forcat ushtarake. Por problemi ka qenë se ai që i ka çu forcat ushtarake i ka dhanë një mirënjohje. E tash ai trumbeton për Shqipërinë e Madhe dhe se duhet bashkëngjitje e të tjera, ai nuk ka qenë në gjendje me definu vetveten se çka domethënë me ta heq lapidarin dhe me i dhënë një mirënjohje atij që e ka hequr”, ka thënë ai.

Mustafën, Shqiprim Arifi e ka quajtur njeri totalisht konfuz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat