Haradinaj flet për takimin me anëtarët e bordit të AKP-së - Bota Sot
Haradinaj flet për takimin me anëtarët e bordit të AKP-së

Aktuale

Haradinaj flet për takimin me anëtarët e bordit të AKP-së

Nga: E.K Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:40
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës në një postim në Facebook tregon se është takuar me Agjencionin Kosovar të Privatizimit, ku u shqyrtua dinamika e procesit të privatizimit, vizioni dhe inputet e këtij institucioni.

Nga bordi i drejtorëve ka kërkuar që të përgatis një analizë të aseteve me të cilat menaxhon, që do të jenë dëshmi që Kosova është vend i sigurtë dhe atraktiv për investitorët e jashtëm.

Postimi i plotë i Kryeministrit Haradinaj:

Në takim pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, së bashku me bordin e drejtorëve shqyrtuam dinamikën e procesit të privatizimit, vizionin dhe inputet e këtij institucioni me rëndësi nacionale, që do t’i jap nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit. Kërkova nga AKP që ta përgatitë një analizë të aseteve me të cilat menaxhon, si dëshmi se Kosova është një vend atraktiv dhe i sigurt për investitorët e jashtëm. Qeveria do ta mbështes AKP-në në synimet e saj, për normativa sa më cilësore, të cilat u mundësojnë sipërmarrësve krijimin e vlerës së shtuar për ekonominë e vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...