Kush është në të vërtetë Wess Mitchell, zyrtari i lartë që dha dorëheqje?

Aktuale

Kush është në të vërtetë Wess Mitchell, zyrtari i lartë që dha dorëheqje?

Më: 22 janar 2019 Në ora: 18:50
Wes Mitchell

Wes Mitchell dha sot dorëheqje nga pozita e ndihmës-sekretarit të Shtetit për çështje Evropiane dhe Evroaziatike.

Kjo është në valën e dorëheqjeve të shumta nga administrata e presidentit kontrovers amerikan, Donald Trump.

Mitchelli poashtu ishte i përfshirë madje ndjeshëm në fushatën zgjedhore ku dyshohet dhe po hetohet për përzirje të Moskës më 2016.

Vetë Michelli ka thënë se po e bën një gjë të tillë për arsye personale dhe profesionale dhe se 15 shkurti do të jetë dita e tij e fundit e punës në këtë detyrë.

Mitchelli paraprakisht kishte qenë president dhe CEO i Qendrës për Analiza politike evropiane.

Ai është nga Teksasi dhe flet gjuhën gjermane, shkaku edhe i prejardhjes së tij.

Në vitin 2012 ai punoi në kampanjën presidenciale të kandidatit të kaluar nga Republikanët.

Ai jeton në Virgjinia me gruan dhe dy vajzat e tij. Nëse fati i tij do të jetë burgu, kjo pritet të shihet. Mitchell kishte përkrahur po ashtu korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat